Shoqata Ura, është një “Organizatë Jo-Fitimprurëse” (OJF), e pavarur, joqeveritare, e regjistruar në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi, i themeluar për të ndjekur çështjet e përfitimit shoqëror ose interesit të dyanshëm, më 19 maj 2015.
URA, bëhet pjesë e problematikave shoqërore mes identifikimit dhe angazhimit në
drejtim të normalizimit të tyre, qoftë mes fushatave ndërgjegjësuese, qoftë mes
projekteve të veta, proaktive në drejtim të propozimit të zgjidhjeve konkrete. Me
respekt për njeriun dhe sensibël ndaj shqetësimeve, por dhe punës së tij.
URA është konceptuar e krijuar si një “urë” ndërlidhëse mes grupeve të interesit,
si një “urë” kulturore, sociale , si një “urë” që mundëson dhe siguron ushqim
shpirtëror artistik, si një “urë” që përcjell dhe fuqizon zërin e qytetarit.
Me qëllim promovimin e qytetarisë aktive dhe pjesëmarrëse në proceset shoqërore; promovimin dhe ngritjen e vetëdijes qytetare për mbrojtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore; avancimin e pozitës së rinisë në proçeset vendimmarrëse; mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut; promovimin e drejtësisë sociale, rritemi dhe maturohemi mes dhe përmes njerëzve që na inspirojnë, në sytë e së cilëve shohim qartësisht të ardhmen tonë të përbashkët.
- Të ndihmojë dhe të lehtësojë individë dhe grupe interesi, për realizimin e projekteve dhe veprimtarive në fushat ku operon
- Të nxisë mirëmbajtjen dhe promovimin e larmisë kulturore, si pjesë e rëndësishme e zhvillimit të qëndrueshëm
- Të promovojë përsosmërinë në arte dhe industritë krijuese (në vepra artistike, performanca dhe veprimtari të ndryshme)
- Të identifikojë mundësi zhvillimi për artin, krijimtarinë, kulturën dhe sportet me anë të binjakëzimeve, shkëmbimeve të përvojës dhe trajnimeve
- Të krijojë dhe të përditësojë një “inventor” artistësh dhe organizatash të përfshirë/a në fushën e artit dhe kulturës për të inkurajuar rritjen e tyre kolektive
- Të nxisë formimin e rrjeteve të reja të grupeve të interesit dhe të bashkëpunojë me ato ekzistuese
- Të organizojë grupe pune, konferenca dhe takime mbi artet, krijimtarinë, kulturën dhe sportet
- Të organizojë apo të marrë pjesë në veprimtari artistike, kulturore, sportive
- Të krijojë një platformë komunikimi dhe ndërveprimi midis artistëve dhe të rinjve të shtrirë në kohë dhe në sipërfaqe
- Të bashkëpunojë me organizata të tjera, institucione dhe donatorë të ndryshëm
“Festa e Miqësisë” është një ndër eventet lëvizëse më të shumëpritura verore, e cila udhëton nëpër sheshet e qyteteve për të sjellë alegri për qytetarët. “Festa e Miqësisë” vjen tek njerëzit falë Birrës Elbar, e cila sloganin e saj e ka kthyer në një event të mirëfilltë. Viti 2023 shënjoi edicionin e 8-të të kësaj Feste e padyshim mund të konsiderohet si viti më i suksesshëm që prej fillimit të organizimit të tij sa i takon shifrave të pjesëmarrjes, skenës së ngjashme me skenat e koncerteve të mëdha në kryeqytet, si dhe lineup si asnjëherë më parë.
Qëllimi kryesor në qendër të organizimit të “Festës së Miqësisë” është rivitalizimi i qyteteve të Shqipërisë dhe përfshirja e tyre në aktivitete artistike gjithëpërfshirëse dhe argëtuese. Përgjatë netëve të aktiviteteve qytetet marrin një energji elektrizuese dhe presin vizitorë nga rrethinat përreth qyteteve apo vizitorë të huaj të cilët vizitojnë qytetet dhe bëhen një me festën si vendasit. Qytetet ku ka rrugëtuar “Festa e Miqësisë” ndër vite janë: Elbasan, Berat, Kuçovë, Fier, Lushnje, Gramsh, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Burrel etj.
Tirana Street Food Festival mbajti edicionin e tij të tretë në datat 15-20 nëntor 2023, në një vendndodhje të shkëlqyer në qendër të Tiranës, Sheshi Skënderbej. Festivali hapi dyert në orën 12 në mesditë për të përfunduar në orën 23.00.
Ky event i kishte të gjitha: duke nisur me performancat fantastike të artistëve dhe band-eve, aktivitete argëtuese për fëmijët dhe familjarë e deri të kuzhinat dhe recetat e shkëlqyera të cilat padyshim ishin thelbi i këtij festivali (pas së gjithash, kemi të bëjmë me një festival ushqimi). Në festival morën pjesë kuzhina vendase por edhe nga rajoni: Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia duke e kthyer këtë në një festival ndërkombëtar. Po ashtu, këtë edicion pati dhe një numër të konsiderueshëm të turistëve të huaj të cilët përbën rreth 30% të audiencës. Numri total i vizitorëve për 6 ditë festival ishte 30,000.
“Colour Day Festival”, festivali më i madh rinor në vend zhvilloi edicionin e 4-të në datë 20 maj 2023, Sheshi Skënderbej dhe bashkoi mijëra të rinj shqiptar të apasionuar pas muzikës dhe atmosferës së këndshme. Ky edicion mirëpriti një audiencë masive me rreth 75,000+ pjesëmarrës gjatë gjithë ditës në festival dhe gjatë kulmit të tij në orarin 19.00-00.00 mbajti të mbërthyer 40,000 të rinj të cilët u argëtuan nën tingujt e muzikës fantastike të artistëve dhe DJ të dashur për ta.
Projekti “Maratona e Tiranës” erdhi në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë për të organizuar një event sportive elitar, i cili bëri bashkë mbi 3000 persona nga vendi dhe bota, qofshin amatorë apo profesionistë. Misioni i këtij eventi ishte fokusi te jetesa e shëndetshme dhe aktive. Ajo çka e bën ndryshe këtë event nga të tjerat që janë organizuar më parë, është diversiteti dhe gjithëpërfshirja e të gjithëve, duke nisur nga persona me aftësi të kufizuara dhe ndryshe e deri te profesionistë dhe garues në maratona ndërkombëtare.
Ky projekt është financuar nga Lëviz Albania, projekt i Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim për të iniciuar përdorimin e paneleve fotovoltaike për konsum vetjak në lagjet e Tiranës, duke krijuar kështu komunitete të energjisë së rinovueshme për nevojat ditore. Ky projekt bëri bashkë një seri aktorësh nga sektori publik si Bashkia Tiranë dhe agjencitë vartëse për dhënien e fondeve për këto nisma si Fondi i Bashkëpronësisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, biznese, OJQ që operojnë në fushën e energjisë së rinovueshme, si dhe qytetarë. Ky projekt si një nismë fillestare për të integruar energjinë e rinovueshme në konsumin e përditshëm të energjisë në përditshmërinë e qytetarëve rezultoi të ishte i suksesshëm dhe hapi rrugën për iniciativa të reja në të ardhmen.
Nën yjet e Tiranës, në një park në qendër të Tiranës u organizua „Movie Garden“, një kinema në natyrë ku vizitorët mund të shpenzonin kohë me të dashurit e tyre teksa shikonin një fim. Kinemaja në natyrë u instalua në Parkun „Europa“ në Sheshin Skënderbej dhe transmetoi 7 filma të ndryshëm në 7 ditë. Për më tepër, grupe të rinjsh performuan muzikë LIVE për audiencën.
Projekti “Time Capsule” nga Capital T nisi si një bisedë shoqërore mes miqsh, një stilolapsi dhe një letre. Sa më shumë diskutohej, aq më shumë pasurohej me detajet më krijuese dhe të çmendura nga stafi i tij i ngushtë dhe vetë artisti. Më 20 shtator 2019, ai u bë realitet identik siç ish imagjinuar, ku rreth 7000+ persona, edhe më shumë seç pritej, për pak çaste harruan që ndodheshin në qendër të Tiranës, pasi u transportuan në kapsulën e kohës së Capital T. Grupmosha të ndryshme, përfshirë dhe ata me nevoja speciale, u vendosën aty ku ndiheshin më mirë, dhe në hyrje u pajisën me byrzylykë PIXMOB që ndriçohen me komandë qëndrore, një risi që ende nuk kish ardhur në Ballkan, por është parë vetëm në koncertet e Coldplay apo Taylor Swift.
Në amfiteatrin e liqenit artificial të Tiranës, në një mbrëmje vjeshte plot yje, kantautori Alban Skënderaj realizoi koncertin e tij „Nën yjet e Tiranës“. Edhe këtë herë, u kujdesëm që një hapsirë të veçantë në koncert ta zinin të rinj me aftësi ndryshe duke treguar talentin e tyre, apo edhe qoftë duke ju bërë një dedikim i veçantë për gjithë forcën që ata tregojnë për të shijuar jetën edhe pse me kufizime.
“Hapësira e një ëndrre” ishte e para ëndërr e realizuar, që 15 vite më parë e bëri Alban Skënderajn pjesë të muzikës shqiptare. Sa shumë ëndrra do të pasonin me radhë, prandaj ia vlente që pas kaq vitesh të realizohej një koncert që përmblidhte të gjithë pasurinë artistike të Albanit. Madje aq shumë i dëshiruar ishte koncerti “Hapësira e një ëndrre”, sa brenda një ore arritën të shiteshin të gjitha biletat dhe të shtoheshin dhe dy netë të tjera live. Pavarësisht se çdo këngë ishte sjellë në një version të ri, me ndihmën e orkestrës simfonike të RTSH-së, publiku arriti që thjesht nga fraza e parë të kuptonte se për cilën këngë bëhej fjalë. Aq më tepër që këngët e Albanit janë të thjeshta, sepse duket sikur të lexojnë çdo emocion që mban brenda shpirtit. Ky projekt shërbeu si një model për të gjithë artistët e rinj, që me punë, sakrifica dhe shumë përkushtim mund të jesh i suksesshëm pa kushte.
Aleksandër Gjoka, Elton Deda dhe Redon Makashi u bënë bashkë për të risjellë dhe njëherë në mendje adrenalinën e viteve ’80 – ’90 dhe për t’i kujtuar publikut shqiptar se çfarë do të thotë art i pastër. Pavarësisht se kanë kaluar vite nga publikimi i atyre këngëve, publiku mund të rikujtonte çdo frazë, duke qenë se janë të gjitha hite që nuk do të shuhen kurrë. Ruajtja e muzikës së gjallë me orkestrën simfonike të Radio Televizionit Publik Shqiptar e bëri këtë projekt të suksesshëm. Duke i rikthyer fonotekës së muzikës shqiptare vlerat e vërteta. Këngët e “Tre Muskëtjerëve” janë universale dhe këtë e vërtetoi më së miri zëri i publikut që u bë njësh me atë të këngëtarëve.
Babagjyshi Sekret është një projekt i konceptuar dhe implementuar nga Shoqata URA. Qëllimet kryesore të projektit jane: shkëputja e fëmijëve sadopak nga jeta digjitale e cila gjithmonë e më shumë merr kohë nga përditshmëria e tyre. Reflektimi i tyre rreth sjelljes dhe arritjeve të vitit që lënë pas. Nxitja e shpresës që dashuria pa kushte ekziston. Lumturi të fal edhe një i pa njohur, kështu fitojmë një qytetar më të mire për të ardhmen. Rikthejmë traditën e shkëmbimit të letrave me shkrim dore, njësoj si dikur. Nga ana tjetër i kujtojmë të rriturve të cilët bëhen Babagjysh Sekret, që të dhurosh të jep po aq kënaqësi sa të marrësh.
Pas 17 vitesh karrierë muzikore, këngëtarja Anxhela Peristeri vendosi që të realizojë recitalin e saj të parë "Reflektim". I konceptuar si 4 stinët e vitit, repertori muzikor i Anxhelës nisi me këngën "Ishe mbret" e cila ende në ditët e sotme, klasifikohet si një nga hitet më të bukura të saj. U zgjodh enkas "Qendra Kulturore tek Katedralja Orthodokse" për t`i qëndruar besnik natyrës së këngëve të Peristerit: intime, të ndjera, njerëzore. Këngët e saj transmetojnë njëherazi shpresë, emocion, vuajtje, dashuri të humbura e të përjetshme, një dualitet mes mendjes dhe zemrës, ndjesi personale ku çdokush gjen veten dhe forcë për të ecur përpara.
Katër femra, katër artiste, katër zëra fantastikë, katër yje të skenës shqiptare u bënë bashkë për “DIVA Show”. Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa dhe Besa Kokëdhima u ngjitën në skenë për t’i treguar publikut forcën e femrës. Arritjet e një pune të pa lodhur disavjeçare, të cilën e festuan së bashku në një koncert magjik për publikun. Për të treguar që arti i vërtet ska moshë, edhe pse artistet i përkasin dekadave të ndryshme.
Qyteti i Lushnjes, me rastin e 100 vjetorit të Kongresit të këtij qyteti dëshironte të kujtonte kontributin e qindra dhe mijëra atdhetarëve, ata që janë shkruajtur në librat e historisë, por edhe ata që kanë mbetur anonim. Stafi i ekspertëve hartoi një projekt i cili lidhte rivitalizimin e shtëpisë së Kongresit duke e kthyer atë në një muze të denjë, njësoj si vlerat e godinës, krijimin e një vepre artistike në murale të qytetit, portretizimin në pikturë të të gjithë atyre që kontribuan në këtë kongres, si edhe festime me koncerte folklorike e festime në gjithë qytetin.
Viti 2019 ka një simbolikë të veçantë për Shqipërinë dhe në veçanti për Institucionet shqiptare, pasi lidhet me përpjekjet e vazhdueshme, të intesifikuar së fundmi që kanë në fokus integrimin dhe hapjen e Negociatave me B.E. Një nga momentet më të përshtatshme për ta përcjellë këtë frymë ishte organizimi i “Ditëve Europiane 2019”, në muajin Maj, në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Ky event ruajti në thelb edhe simbolikën, vlerat dhe filozofinë e konceptit të Unionit Europian.
Projekti organizoi një sërë aktivitetesh që u përmbyllën me një spektakël madhështor në Tiranë me datë 9 maj, Dita e Evropës në Amfiteatrin pranë Liqenit Artificial. Ky event përmbyllës, realizoi një spektakël me bazë historike. Një koncert i unifikuar letrar-muzikor-historik, me imazhe reale filmike e simbolike, u realizua në bashkëpunim me një grup profesionistësh në nivel të lartë kombëtar e me eksperiencë.
Festivali Argjiro Fest filloi rrugën e tij në vitin 2016 si vijim i festimeve për “Ditët e Trashëgimisë Kulturore”. Festivali mbledh në Odeonin e kalasë së qytetit të Gjirokastrës përfaqësues nga i gjithë rajoni të folklorit në këngë, valle, poliforni etj.
Festimet e 4 ditëve mbyllen me fituesin e festivalit dhe manifestime festive në gjithë qytetin. Trashëgimia kulturore është zemra e këtij festivali. Të ruajmë traditën e të parëve tanë dhe të shkëmbejmë kulturën me fqinjët.
Ky studim synoi në krijimin e një urë lidhëse ndërmjet nevojave të grave të vetëpunësuara dhe institucioneve vendimarrëse duke analizuar të dhënat e mbledhura në çdo nivel, për të nxitur koordinimin e përpjekjeve për përmirësimin e gjendjes së tyre. Qëllimi final ishte përmisimi i jetesës, sigurisë ekonomike dhe fuqizimit të gruas së vetëpunësuar. Përfitues direkt i projektit ishte popullata femër e moshës 15-80 vjeç, e cila përfaqëson 75% të popullatës femër në zonat rurale (totali arrin në 83,028). Disa nga mënyrat nëpërmjet të cilave përfituan ishin: artikulimi i nevojave dhe problematikave që kishin gratë e vetëpunësuara me theksin tek shqetësimet e tyre ndaj politikëbërësve; përmirësimi i cilësisë së informacionit; paraqitja e historive të grave me qëllim nxjerrjen në pah të faktorëve që kanë ndikuar në suksesin e tyre; sugjerimi i ndryshimeve të mundshme në politikat ekzistuese.
Për herë të parë u zhvillua në Dropull projekti kulturor “Kronikë në Dropull”, i cili solli një frymë të re nga ajo e projekteve dhe aktiviteteve kulturore që zhvillohen çdo vit në këtë krahinë. Ky projekt i ndërmarrë nga Shoqata Ura dhe Eleana Zhako ishte një realizim i veçantë.
Aktivititeti startoi me çeljen e ekspozitës fotografike me prezencën e vetë fotografit. Ekspozita “Kronikë në Dropull” kishte një seri të pasur fotografish të Setboun nga krahina e Dropullit dhe nga qyteti i Gjirokastrës gjatë periudhës së komunizmit dhe më pas. Një vend të veçantë zunë fotografitë nga kishat e rrënuara të Dropullit dhe nga periudha e rihapjes së tyre.